Vlorë/ Ish-punonjësit e parkut , protestojnë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-punonjësit e parkut  urban të Vlorës kanë protestuar këtë të hënë përpara institucionit.

Rreth 60 punonjës kanë  kërkuar  pagat e prapambetura të Nëntorit dhe Dhjetorit, pasi Bashkia e Vlorës mori vendimin  për shkrirjen e institucionit dhe njohu detyrimet e prapambetura.

Por Janari, pavarësisht premtimeve të kreut të Bashkisë së Vlorës, se do ti punësoj, punonjësit prej 30 vitesh të parkut urban, çështja e tyre nuk ka marr rrugën e zgjidhjes.

Teksa kanë paralajmëruar  përshkallëzim të protestës para bashkisë, punonjësit kanë theksuar se falimentimi i parkut urban ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe  dhënies së lejes për dublimin e shërbimit nga një kompani private qysh në 2012-tën.

Aktualisht këshilli bashkiak i Vlorës ka marr vendimin për shkrirjen e parkut urban të Vlorës dhe pagesën e detyrimeve të prapambetura  nga buxheti i bashkisë për këtë vit,  ndërsa shërbimi përgjatë muajit Janar do të mbulohet nga operatori privat më shpënzime të mbuluara nga bashkia e Vlorës, por  pa kontratë të rinovuar pqas ende nuk janë caktuar ,kërkesat e Bashkisë për kompanitë që do të duan të hyn në garë.

Zjarr Tv Ad