Vlorë/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile, për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga termeti

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rikthimi i reshjeve dhe temperaturave të ulta në fshatin Kuç të Vlorës, ka detyruar Shtabin e Emergjencave Civile të marri masa për sistemimin e një nga familjeve më të prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë.

Forcat e Armatosura kanë pajisjur familjen me çadër ushtrie, ku do të sistemohet provizorisht deri në përfundim të proçesit të evidentimit të dëmit.

Në terren prefekti, Flamur Mamaj, tha se situata po monitorohet hap pas hapi.

Sakaq, në terren kanë mbërritur edhe grupi i punë së bashkisë së Himarës, i cili po punon për evidentimin e dëmeve -tha Mamaj.

Aktualisht, në Kuç të Vlorës, por edhe në gjithë zonën e lumit të Vlorës vijojnë temperaturat e ulta shoqëruar me rreshje shiu e dëbore.

Ndërkohë, pas sistemimit provizor pas tërmetit ka rifilluar normalisht mësimi në shkollën e fshatit, Memo Meto.

Problematike vijon të jetë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike, kjo e fundit mungon prej disa orësh për shkak të motit të keq në zonë.

Akset lidhëse mes fshatrave janë të kalueshme edhe pse bëhet apel për vigjilencë dhe përdorim të zinxhirëve nga drejtuesit e mjeteve .

Zjarr Tv Ad