Vlorë, ndalohen 40 sirianë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një numër i madh refugjatësh janë ndaluar nga policia në Mifol, pranë lumit Vjosa dhe kishin si destinacion Vlorën e më pas Italinë me skaf. Emigrantet prej dy ditesh gjenden në territorin shqiptar në tentative për të kaluar drejt vendeve europiane. Synim për ta mbeten shtete qendrore dhe nordike. Emigrantët kanë kaluar kufiri greko-shqiptar  kanë lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë, pasi në vendet e tyre është luftë dhe varfëri.

Me emigrantët udhëtojnë gjithashtu fëmije dhe gra, ndërsa të cilët kanë kaluar dy netë jashtë në të ftohtë mes shumë peripecive.Numri i saktë i tyre ende nuk dihet pasi po përcillen drejt komisariatit të Vlorës por mendohet të jenë diku rreth 35-40.

Vetëm pak ditë më parë në brigjet e Leçes, Itali, mbërriti një gomone me plot 35 klandestinë, sirianë, kurdë etj. Shumica prej tyre ishin në gjendje të rëndë, pasi skafistët i kishin hedhur në ujë, pak metra larg bregut. Sipas policisë italiane, gomonia me klandestinë ishte nisur nga brigjet e Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad