Vlorë, pasaportat nxirren me emrat e personave të vdekur

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ka ndaluar një punonjës të gjendjes civile në Vllahinë të Vlorës, pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë regjistruar një shtetas me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte vdekur në 1997.

Në kuadër të opercionit policor “Ideniteti” u bë ndalimi i shtetasit R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Gjithashtu po ndiqet ne gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjese e gjendjes civile Durres për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

“Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanise ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z”,sqaron policia.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres per veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Zjarr Tv Ad