Vlorë/ “Unë të rrita dhe të dua, pse ma bën këtë…”, Si iu lut gjyshi i moshuar para se nipi 17-vjeçar ta godiste

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës ditën e djeshme dhe la gjurmë të thella në historinë e vr.asjeve në Shqipëri.

Kjo pasi nipi 17-vjeçar vrau me armë zjarri gjyshin, i cili e kishte rritur.

I mituri Vangjel Kapllani e shiti si fillim ngjarjen para mediave si vr.asje e ndodhur nga disa gr.abitës të cilët kishin marrë 1 milion lekë të vjetra në banesë dhe më pas kishin vr.arë 69-vjeçarin.

Më pas u zbulua se gjithçka ishte një inskenim i 17-vjeçarit, i cili mbante të njëjtin emër si gjyshi i tij.

Ai kishte siguruar pist.oletën tip “Zastava”, nga tre miq të tij dhe më pas ka ekz.ekutuar me të, të moshuarin.

Kapllani, pasi ka parë që gjyshi nuk kishte vdekur ende, e ka goditur dhe me një send të fortë pas koke.

HISTORIA

17-vjeçari i ka humbur të dy prindërit e tij dhe motrën, kur ishte vetëm 7-muajsh, në një ak.sident me makinë në Greqi. Ai kaloi në kujdestarinë e gjyshes dhe të gjyshit dhe u rrit nga ta.

Fqinjët e familjes në Vlorë janë shprehur pas kamerave se gjyshi ishte përkushtuar aq shumë pas nipit të tij sa nuk e linte t’i mungonte asgjë.

Ai i kishte vënë edhe emrin e tij për të krijuar një lidhje akoma më të afërt me të.

17-vjeçari ka deklaruar para efektivëve:

Nuk e duroja dot më. Prej kohësh më stresonte dhe ma kishte nxirë jetën. Vetëm më shante dhe më kërkonte llogari, prandaj e vrava. Fillimisht hezitova, por pas disa sekondash u afrova dhe e që.llova pas koke me pistoletë. Armën e hodha në një pusetë pranë shtëpisë. Pasi e qëllova, lajmërova ambulancën dhe Policinë sikur kishte ndodhur grabitje.”
Para oficerëve të Policisë, Kapllani u shpreh se gjyshi e pa me pistoletë dhe i tha çfarë po bënte.
Është mësuar se i moshuari i ka thënë:Unë të rrita dhe të dua, pse ma bën këtë? Po gabon!”.

Zjarr Tv Ad