Vodafone Group ka nënshkruar sot në eventin #DigitalDay2021, deklaratën për të mbështetur Transformimin Dixhital të Gjelbër të BE-s.
26 Anëtarët e kësaj deklarate, të përbërë nga kompani telekomunikacioni dhe teknologjie , angazhohen për të ndihmuar në nxitjen e investimeve dhe zbatimin e zgjidhjeve dixhitale në industri të ndryshme, me qëllim frenimin e ndryshimeve klimaterike dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE-së u zotuan për të përshpejtuar transformimin dixhital të gjelbër dhe për të vënë në dispozicion të këtij angazhimi fondet e Komisionit Europian per rimëkëmbjen nga pandemia, si një instrument kryesor që ndihmon BE-në të dalë më e fortë dhe më e qendrueshme pas krizës.
“Dixhitalizimi është i rëndësishëm për kursimin e energjisë, për përdorimin më efiçent të burimeve natyrore dhe krijimin e nje ekonomie cirkulare. Duke investuar në konektivitet, dhe duke bashkëpunuar me industri të ndryshme dhe politikëbërësit, mund të krijojmë një të ardhme më të mirë e qëndrueshme për Europën” – tha CEO i Vodafone Group, Nick Read.
Ky angazhim është pjesë e qëllimit të kompanisë Vodafone për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë, duke u kujdesur për planetin tonë. Vodafone është angazhuar të reduktojë në zero emetimet e saj te karbonit në rang global, brenda 2040-ës, si dhe të përdor energjinë e përftuar vetëm nga burimet e rinovueshme, brenda 2030-ës. Vetem përmes zgjidhjeve dixhitale me IoT për bizneset , Vodafone do te mundësojë reduktimin me 350 milion tonë të emetimeve të karbonit deri ne 2030.
Si pjesë e Vodafone Group, Vodafone Albania i është bashkuar gjithashtu nismës për të zvogëluar ndikimet në mjedis, duke ndërmarrë hapa konkrete për përmirësimin e efikasitetit të energjisë, përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, për te reduktuar mbetjet nga rrjeti, si dhe duke vendosur kritere të reja mjedisore në proçesin e përzgjedhjes së furnitorëve.