VODEO/”Para, alkool dhe muzikë”, shqiptarët “party” në qelitë e burgut të Koridhalos

0
23

Burgu famëkeq i Koridhallos në Greqi nuk është vetëm burgu që u merr jetën shqiptarëve por edhe ku këta të fundit bëjnë “jetë luksi” edhe pse brenda katër mureve.

Mediat greke kanë publikuar foto dhe video të të burgosurve shqiptarë në qelitë e burgut ku ata shfaqen  duke shikuar tv me satelit, duke kërcyer dhe duke pirë alkool ndërsa dëgjojnë muzikë dhe numërojnë tufa me para.

E gjithë skena e tyre është transmetuar live në facebook, ndërsa nuk kanë munguar komentet nga miqtë, të afërmit apo edhe familjarët e tyre teksa i kanë ndjekur.

Veprimi ka vënë në lëvizje autoritetet e burgjeve greke si dhe Ministrin e Drejtësisë, Michael Kalogerou,  i cili ka kërkuar shtrëngimin e masave për të burgosurit dhe ndalimin e mjeteve të paligjshme brenda ambienteve të burgjeve.