Vodhën banesën e kosovares në Shëngjin, pranga hajdutëve me radio policie

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Goditet një grup që kryente vjedhje të banesave në qarkun Lezhë. Në pranga kanë rënë katër persona. Arrestimi në flagrancë i tyre u bë ndërsa po tentonin të largoheshin nga banesa e një shtetaseje kosovare në Shëngjin ku kishin kryer vjedhje.

Të arrestuarit janë:

– Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin;

– Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë;

– Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë;

– Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë;

“Policia e Lezhës, pas sigurimit të informacionit se disa persona po vidhnin në banesën e shtetases F. M., në Shëngjin, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në adresën e dhënë, autorët janë larguar me shpejtësi me automjet duke përfituar edhe nga errësira. Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, rreth 20 minuta, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Antagut”, në dalje të Shëngjinit, të bllokojë automjetin, së bashku me personat që qarkullonin në të” njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të ushtruar nga Policia, këtyre personave iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular i vjedhur në banesë, një trapan që shërben për hapjen e dyerve, 2 palë doreza, 4 kaçavida dhe 3 radio si ato të Policisë.

Këta shtetas, sipas policisë, dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qarkun Lezhë e më gjerë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre.

Gjithashtu, shtetasit Anton  Frroku, në biznesin e tij, një lokal nate në Ishull, Shëngjin, nga punonjës të OSHEE-së iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad