Vodhën dosjet e prokurorisë së Durrësit, autorët në gjyq: Atë natë ishim për peshk

0
333
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy personat e arrestuar për vjedhjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kanë mohuar autorësinë e ngjarjes.

Ndaj tyre, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Besnik Bushi tha sot përpara togave të zeza në Gjykatën e Durrësit, se natën e ngjarjes ishte duke peshkuar në det, ndërsa ka deklaruar se kishte shkuar në prokurori dy herë më parë si elektricist.

Besnik Bushi deklaroi ne gjyq:

Natën e ngjarjes kam qenë duke peshkuar me nipin dhe një shokun e tij në det. Kam ardhur vetëm dy herë në ambientet e brendshme të prokurorisë, shtate vite me pare kur punoja si elektricist dhe bëmë ca punime brenda prokurorisë dhe dy vite me pare kur u paraqita pranë oficerit të policisë gjyqësore për një vjedhje për të cilën akuzohesha.

Artur Isa, thotë se nuk ka qenë asnjëherë në ambientet e brendshme të Prokurorisë:

Nuk kam qenë kurrë në ambientet e brendshme te prokurorisë. Mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja isha në shtëpi me nënën dhe familjen time, ditën e nesërme shkova ne pune. Jo vetëm për rastin në fjalë por në asnjë rast të vetëm nuk kam shkelur brenda në Prokurori. Nuk di të shpjegoj se si ka përfunduar prova shkencore ne zyrën e prokurorit Afrim Shehu. Nuk di të them se si kanë përfunduar shenjat e gishtave te mi nën tavolinën e prokurorit dhe mbi kapakun plastik të serverit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes, ku autorët dëmtuan serverin qëndror të prokurorisë së Durrësit dhe morën dokumente hetimore në dosjen e prokurorit Afrim Shehu dhe një oficeri të Policisë gjyqësore.

Mes dokumenteve të vjedhura mësohet se janë shkresa të dosjes hetimore për skandalin e tjetërsimit të tokave në zonën e Ishmit.

Zjarr Tv Ad