Vodhën kasafortën e një biznesi privat dhe e hodhën në liqen, arrestohen dy të rinj në Tiranë (EMRAT)

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se vodhën kasafortën e një biznesi, si dhe sende të tjera.

Në sajë të operacionit të koduar “Liqeni”, përfunduan në pranga shtetasit: Leart Sinaj dhe Besnik Muçaj, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi me inicialet A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën kasafortën, dy njësi qendrore dhe një aparat celular, në një subjekt privat, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve L. S., 19 vjeç, dhe B. M., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad