Vodhën paratë në dy shtëpi në Berat, si u kapën tre hajdutët të fshehur në kanal

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion i policisë së Beratit i koduar “Drenovica”, ka vënë në pranga tre persona të cilët vodhën në dy banesa një shumë të konsiderueshme parash.

Kështu u vunë në pranga F.J., 23 vjeç, S.S., 33 vjeç, K.M., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.L., 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë.

Të dyshuarit akuzohen se gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, kanë vjedhur në banesat e shtetasve U.V., dhe R.V., banues në fshatin Drenovicë, Berat, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Nga ndërhyrja e policisë pas marrjes së njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i të dyshuarve, të cilët ishin fshehur në një kanal.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale “Vjedhja, në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Ad