Pas denoncimeve të bëra sot nga deputetët e PD-së, të shpërdarë në terren kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi në një dalje për mediat u shpreh se sot është në ditën më të zezë, ndërsa ka akuzuar ministren Lindita Nikolla se ka shkelur ligjin duke mbyllur 150 shkolla.
Duke folur për mediat, deputetja e Partisë Demnokratike u shpreh se: “Sa është numri i nxënësve, që duhet të shpërngulen nga një shkollë në tjetrën. Sa mësues janë sot të cilët kanë eksperience në këtë drejtim, por sot i ke në rrugë. Janë 150 shkolla të mbyllura, por nuk ka fëmijë të buzëqeshur, po ato janë zëvendësuar me qen, ferra, shkurre dhe pula.
Gjendja në arsim është katastrofike, dhe kjo ka ardhur si rezultat e politikave të dështuara. Qyetetarët duke qenë kaq të varfër janë detyruar të braktisin shkollën. Nuk janë mbyllur shkolla kolektive, por janë mbyllur shkolla me histori. Janë mbyllur shkollat, të cilat janë që nga viti 1920-25 . Arsimi sot është në ditën më të zezë”-tha ajo./k.f/