Vokshi: Bashën e kanë braktisur të gjithë. Nuk publikon kandidatët se po pret pazaret e minutës së fundit

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Albana Vokshi, u shpreh se kjo është hera e parë që janë propozuar nga struktura për të përzgjedhur kandidatët për 6 marsin.

E ftuar në RTV Ora, Vokshi tha se përqindja e votave që kanë marrë kandidatët në primare ka qenë mbi 60%, pra këto janë kandidaturat fituese.

Vokshi: Kjo është hera e dytë që janë ushtruar primare, pasi ka pasur edhe në vitin 2000, që i ka bërë sërish Berisha.

Kjo është hera e parë që janë propozuar nga struktura dhe që dolën dje duke ushtruar demokracinë e brendshme për të përzgjedhur kandidatët për 6 marsin. Asnjëra nga kandidaturat nuk është propozuar nga Berisha dhe komisioni i rithemelimit duke mos mbajtur asnjë preferencë. Duhet të ishte vetë anëtarësia ajo që do të vendoste. Ndërkohë përqindja e votave që ata kanë marrë ka qenë mbi 60%, pra këto janë kandidaturat fituese.

Deputetja Vokshi shtoi se nga ana e Bashës ka një stepje për kandidaturat e 6 marsit, pasi disa persona e kanë refuzuar kandidimin në këto zgjedhje.

Vokshi: Basha është duke pritur për pazaret prandaj nuk i ka publikuar kandidaturat për 6 marsin, nuk pret anëtarësinë ai. Ka një stepje, dhe mesa di unë që janë disa kandidatë që e kanë refuzuar Bashën p[asi e dinë se janë humbës. Nuk mund të kandidojnë nëse shoqata e bravave është një forcë politike që ka zaptuar selinë dhe logon e PD-së në një grupim interesash rreth Bashës që janë të lidhur ngushtë me Edi Ramën.

Zjarr Tv Ad