Vokshi: Do mbështesim protestat. Nëse qeveria do kishte vullnet s’do kishim krizë. Rama arrogant si Putin

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Albana Vokshi shprehet se opozita do të mbështesë protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Në një intervistë për Ora Neës, Vokshi shprehet se qytetarët nuk po dalin në protestë se po i thërret një parti politike por për të drejtat e tyre.

Përsa i përket rritjes së çmimeve Vokshi shtoi më tej se ka qenë vetë qeveria ajo që ka spekuluar duke lënë hapësirë spelulantëve që të rrisin çmimet.

Albana Vokshi: Patjetër që ne i mbështesim protestat. Ne jemi përfaqësues të qytetarëve. Duhet të jemi në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Ka shpresë se qytetarët më në fund po reagojnë. Nuk po dalin në protestë se i thërret një parti politike, por po protestojnë për të drejtat e tyre. Po protestojnë për një jetesë të përballueshme, që të mos abuzohen nga qeveria edhe në kohë krize. Ka qenë vet qeveria që ka spekuluar me rritjen e çmimeve, që ka lejuar, që ka nxitur për rritjen e çmimeve çmimeve. Rama i la hapësirë çdo spekulanti që të rrisë çmimet në një kohë krize.

Deputetja theksoi se nëse qeveria do të kishte vullnet në vendin tonë nuk do ishte kjo krizë.

Albana Vokshi: Qeveria abuzon, sepse nëse do të kishte vullnet kjo qeveri, kjo krizë as nuk do të ishte. Edi Rama dhe qeveria e tij kanë përfiotuar nga çdo krizë që nga tërmeti me projektin e rtindrëtimit, edhe nga pandemia e Covid-19 përfitoi. Çdo gjë është shtrenjtuar për shkak të mosvullnetit të qeverisë për të mos ndërhyrë, dhe për të mos mbështetur realist familjet shqiptare.

Vokshi ka krahasuar Edi Ramën me Vladimir Putin, pasi sipas saj vëtëm këto të dy nuk lejojnë protestat paqësore.

Albana Vokshi: Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim qytetarët. Atje do të jem edhe si nënë. Nëse protestat nuk do të shuhen, do arrihet diçka. Nuk është opozita organizatore por e mbështesim. Edi Rama është si Putin. Dy njerëz ka që i ndalojnë protestat paqësore, Putini dhe Edi Rama. Kjo fuqi i vjen sepse Edi Rama ka ngritur atë makinerinë e patronazhistëve dhe ka blerë duke abuzuar dhe shantazhuar votat më 25 prill. Është bërë një krim i rëndë elektoral. Arroganca e Ramës vjen pasi kjo qeveri nuk ka ardhur me votë të lirë.

Zjarr Tv Ad