Vokshi letër BE dhe SHBA: Dy projekligjet e qeverisë, kërcënim për lirinë e medias

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, Albana Vokshi  përmes një letre ka informuar të gjithë institucionet ndërkombëtare, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara mbi projektligjet e qeverisë për të kontrolluar median online në Shqipërinë.

Gjithashtu Partia Demokratike në reagimin e saj në lidhje me projektligjet e qeverisë për median online thekson se katër organizata të njohura ndërkombëtare si; Qendra Europiane për Lirinë e Medias, Federata Europiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe PEN International i kanë kërkuar kryeministrit të tërheqë menjëherë këto projektligje.

 

“Përkundër reagimeve të tilla, qeveria duket se synon të vazhdojë me ndryshimet legjislative duke pasur parasysh që me shumicën e siguruar të votave në Parlament mund të miratojnë edhe ligje të tilla censure. Më lejoni që me anë të kësaj letre, të kërkoj mbështetjen tuaj për ti bërë presion qeverisë shqiptare të tërheqë dy projektligjet e propozuara të censurës si dhe të bahskëpunojë me organizatat e medias, komunitetin e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur rrugën e përmirësimit të cilësisë së medias, duke respektuar në të njëjtën kohë lirinë e medias dhe të shprehjes”.

 

Letra u është dërguar;

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri

Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë

Prezëncës së OSBE-së në Tiranë

Të gjithë ambasadave të vendeve anëtare të BE në TIranë

Znj Doris Pack, Presidente e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane

z Johannes Hahn, Komisionerit Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit

z Kunt Fleckenstein dhe z Eduard Kukan, eurodeputetë

z Michael Abramoëitz, President i organizatës Freedom House

z Christophe Deloire, Sekretar i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij

znj Dunja Mijatovic, Komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës

z Claus Neukirch, Kryetar i Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri

z Harlem Desir, Përfaqësues i OSBE për lirinë e medias

Znj Mariya Gabriel Komisionerja Europiane për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale

Ambasada e Austrisë

Ambasada e Bullgarisë

Ambasada e Çekisë

Ambasada e Francës

Ambasada e Gjermanisë

Ambasada e Greqisë

Ambasada e Hollandës

Ambasada e Hungarisë

Ambasada e Italisë

Ambasada e Kroacisë

Ambasada e Maltës

Ambasada e Polonisë

Ambasada e Rumanisë

Ambasada e Sllovakisë

Ambasada e Sllovenisë

Ambasada e Spanjës

Ambasada e Suedisë.

 

Zjarr Tv Ad