Vokshi me banorët në Laprakë: Populli është shumë keq, ka ardhur koha të ndryshojmë njëherë e mirë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Tiranës që jetojnë në periferi të kryeqytetit jetojnë me kushte si në mesjetë. Nuk ka asnjë kujdes nga qeveria dhe bashkia e Edi Ramës për të krijuar kushtet më minimale të jetesës. Banorët e njësisë 11 në Laprakë, i thanë drejtueses politike të PD, Albana Vokshi, se janë lënë në harresë, pa asnjë investim për rrugët, për shkollën, për punësimin, megjithëse ata janë taksapagues të rregullt. “Populli është shumë keq. Punët i kanë për vete dhe për xhepin e tyre, jo për të na punësuar ne”- u shpreh një banor i zonës, duke treguar rrugën plot ujë, ku duhet të kalojnë fëmijët.“Edi Rama ju konsideron si qytetarë të dorës së dytë, sikur nuk ekzistoni. Ju kanë brakrisur ju, fëmijët. Duket sikur jetoni në xhungël. 8 vite pa bërë asnjë hap përpara. Jemi 8 vute në vendnumëro, të fundit në çdo gjë. E kanë mendjen vetëm tek lejet e ndërtimit, që të pastrojnë paratë e pista, prandaj nuk sjellin këtu snjë shërbim. Kjo është një qeveri e papërgjegjshme dhe një kryeministër i papërgjegjshëm”- u shpreh Albana VokshiNjë nga shqetësimet kryesore të prindërve është frika për largimin e fëmijëve, pasi në Tiranë nuk ka asnjë masë që mbështet rininë për të nisur punë. Banorët vunë në dukje edhe rritjen e madhe të taksave dhe tarifave, ndërsa në shkëmbim nuk kanë as rrugë. Albana Vokshi inkurajoi banorët të durojnë edhe 2 muaj dhe me 25 prill të bëjnë vetë ndryshimin me votën e tyre për PD.

“E keni në dorë të keni një qeverisje të përgjegjshme. Ka ardhur koha për të ndryshuar një herë e mirë. Nuk mund të mbajmë më një qeveri që mendon vetëm për vete dhe oligarkët e saj, ndërkohë që qytetarët vetëm varfërohen çdo ditë”- theksoi Albana Vokshi me banorët e Laprakës.

 

Zjarr Tv Ad