Vokshi: Policia kërkon protestuesit e opozitës, kriminelët bredhin lirshëm

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Lleshit kërkon protestuesit e opozitës ndërkohë që kriminelët dhe pedofilët bredhin lirshëm.
Ka qënë i ashpër reagimi i ish-deputetes demokrate Albana Vokshi pas ngjarjes tronditëse në Tiranë kur një vajzë minorene vetëm 13 vjeçare u rrëmbye me forcë dhe ndaj së cilës u kryen veprime “të natyrës seksuale” në një nga hotelet e Tiranës.
Vokshi shkruan se në shkollat shqiptare nuk ka asnjë siguri për fëmijët.

Ja postimi i plotë i Albana Vokshit 

Ngjarja e rëndë. Rrëmbejet 13 vjeçarja përballë shkollës. Nuk ka asnjë siguri në shkolla për fëmijët.
Policia e Lleshit është në kërkim të protestuesve të opozitës ndërkohë që kriminelët dhe pedofilët bredhin lirshëm.
#11Maj
#Protesto
#TëMbrojmëFëmijëtTanë

 

Zjarr Tv Ad