Vokshi prezanton nismat: 360 mijë fëmijë në varfëri ekstreme, buxheti 2018 nuk siguron asgjë për ta

0
402
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, të OKB-së, është rizgjedhur grupi parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, për legjislaturën IX.

Në fjalën e saj deputetja e PD, Albana Vokshi, ka përmendur historitë më të freskëta të fëmijëve shqiptarë, due filluar më fëmijët që mbledhin krom në Bulqizë e deri tak 17-vjeçari, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës në kushte skandaloze rreth 1 vit më parë.

“Disa ditë më parë, në reportazhin e emisionit italian “Le Iene” u tregua historia e fëmijëve të vegjël në Bulqizë, të cilët mblidhnin krom që e shisnin për 10 lekë kilogramin…?! Dje në mediat sociale qarkulloi fotografia e një të mituri me një kovë në shpinë të mbushur me qymyr. Afro një vit më parë Ardit Gjoklaj, 17 vjeç humbi jetën në lanfillin e Sharrës në Tiranë në kushte skandaloze, për të siguruar të ardhura për të blerë librat e shkollës dhe për të ndihmuar familjen. Ashtu si Arditi i ndjerë, shfrytëzoheshin në punë të rënda edhe dhjetra fëmijë të tjerë, disa prej tyre ende pa mbushur 10 vjeç. Ndërkohë shumë bashkëmoshatarë të tyre detyroheshin të punonin në fushat me kanabis bashkë me prindërit.”

Më tej Vokshi kërkoi reflektim të klasës politikke, shoqërisë civile dhe sektorit privat ndërsa theksoi situatën e vështirë në të cilën ndodhej shoqëria shqiptare dhe ku fëmijët janë ata që vuajnë më së shumti.

“Sot, jo vetëm politika, por edhe shoqëria civile, akademia, sektori privat.. duhet të kthejmë kokën pas e t’i bëjmë pyetjen vetes: a kemi bërë të gjithë mjaftueshëm në aspektin përsonal, por më shumë në funksionin publik tonin për fëmijët shqiptarë? Dy vjet më parë, shoqëria civile dha alarmin që 100 mijë fëmijë nuk ushqeheshin mirë. Raporti theksonte se ata nuk arrinin të hanin 3 vakte të plota në ditë. Banka Botërore në raportin e saj të fundit deklaroi se në Shqipëri janë 180 mijë familje në varfëri ekstreme. Mendoni pak, 180.000 familje! 2 fëmijë mesatarisht për familje, pra sot 360.000 fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme.”

Vokshi tha se sipas stastistikave të Eurostat, në dy vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar mbi 26 mijë fëmijë dhe referuar të njëtave burime, fëmijët shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve në moshë të mitur.

“Në disa vende të Evropës, numri më i madh i fëmijëve të trafikuar është përsëri nga Shqipëria. Në Angli, sipas BBC World Service, numri më i madh i vajzave të trafikuara, janë po ashtu nga Shqipëria. Qindra vajza të trafikuara nga Shqipëria në një vit, aq sa mund të ketë një qytet me dendësi të vogël popullsie. Ky është një problem që nuk është ngritur pothuajse asnjëherë në Parlament, sepse në legjislaturën e kaluar, trafikantët e qënieve njerëzore ishin deputetë.”

Në fund deputetja e PD-së, foli për buxhetin 2018, që nuk siguron fonde mjaftueshëm për familjet e varfra që të përballojnë vështirësitë si dhe ka prezantuar dy nisma, për të cilat ka kërkuar mbështetjen edhe të shumicës.

“Jam e keqardhur që buxheti i 2018, të cilin e kemi diskutuar shumë gjatë në komisionet parlamentare dhe në seancën e fundit parlamentare, nuk siguron fonde mjaftueshëm që familjet të dalin nga varfëria e fëmijët të mos detyrohen të emigrojnë. Unë personalisht në emër të PD kam depozituar dy nisma:

Nismën ligjorë për tekstet falas për fëmijët e arsimit të detyrueshëm fillor  nga klasa e parë deri në klasën e 9-të. Fëmijët nuk duhen diskriminuar. Nuk duhet Qeveria të sigurojë tekste falas vetëm për fëmijët e klasave nga 1 deri në 4, por të gjithë fëmijët në arsimit e detyrueshëm duhet të trajtohen njësoj. Ftoj maxhorancën të mbështesë nismën tonë ligjore, të plotë, jo të pjesshme në mënyrë që të mund të ndihmojmë sadopak familjet në nevojë.

E dyta, e lidhur gjithashtu me fëmijët, është një rezolutë për luftën kundër dhunës në familje. Një familje pa dhunë krijon kushte për mirrërritjen e fëmijëve.”

Zjarr Tv Ad