Vokshi publikon dokumentin: Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi, s’ka marrë asnjë qindarkë!

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja demokrate, Alban Vokshi, shkruan në “Facebook” se Erion Veliaj mashtron për dëmshpërblimin nga gjyqi. “Çështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë”, shkruan Vokshi, ndërsa publikon edhe dokumentin.

Me ironi, Vokshi deklaron se nëse Veliaj ka fonde mjaftueshëm, le t’ia dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt.

“Erjon Veliaj mashtron përsëri. Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi. Cështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë. Mund të ketë përdorur para nga taksat tona apo para korrupsioni për të bërë shfaqjen e rradhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues, për të shpërndarë më pas në media, titrat e gatshme të shkruara në zyrën e tij në bashki.

Meqënëse nga unë e kolegët e mi opozitarë Veliaj nuk ka marrë asnjë qindarkë, ai sot të bëjë transparence e të tregoje nga cilat fonde i ka blerë apo kush ja ka financuar kompjuterat që shpërndan nëpër shkolla? E nëse ka fonde mjaftueshëm, do t’i sugjeroja t’ja dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt”, thekson ish-deputetja.

  • foto galeri
Zjarr Tv Ad