Vokshi: Qytetarët folën, Rama duhet të ikë sa nuk është vonë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi  tha se opozita do të vazhdojë me protesta në çdo lagje, në çdo fshat e qytet për të treguar platformën e saj si dhe për t’u njohur me problemet e qytetarëve.

Sipas Vokshit, protesta e djeshme ishte mesazhi që qytetarët i dhanë Ramës për të ikur sa nuk është vonë, duke argumentuar se ai do të largohet me hir apo me pahir.

“Ishte një marshim qytetarësh nga e gjithë Shqipëria që nuk u shantazhuan para presioneve të Ramës dhe Lleshajt, as nuk u trembën nga gazet helmuese, as nga të infiltruarit që ishin me dhjetra. Asgjë nuk i ndaloi që të protestonin ndaj kryeministrit më të urryer të gjithave kohërave, për të kundërshtuar parlamentin që përfaqëson interesat e krimit, korrupsionit dhe oligarkëve.

Qytetarët kishin njëmijë e një arsye për të protestuar pasi jemi  vendi i vetëm në botë pa gjykatë të Lartë dhe pa gjykatë Kushtetuese. Ishin përballë një qeverie e cila dërgon ushtrinë në mënyrë të paligjshme në aeroport. Për të drejtën e banorëve të Bregut të Lumit, ato të Astirit të cilit ishin me opozitën në mbrojtje të banesave të tyre. Kishte edhe gra, madje edhe me fëmijë, ju i keni parë.

Po sa protestojnë sepse fëmijët e tyre ikin në emigracion sepse nuk kanë shpresë, nuk kanë shpresë, nuk kanë mundësinë për t’u arsimuar denjësisht. Qytetarët folën, ata duan një Shqipëri si gjithë Europa, Edi Rama duhet të ikë sa nuk është vonë, sepse do të ikë me hir osë me pahir”.

Vokshi tha, për fax news, se kishte shumë qytetarë që kërkonin të kalonin natën atje, por ajo argumentoi se do të hartohet një platmorëmë në bazë të të cilës do të vendoset axhenda e opozitës.

Zjarr Tv Ad