Vokshi: Rama mbron kriminelët e veshur me pushtet

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me qëndrimin e këtij të fundit për denoncimin e oficerit Emiljano Nuhu. Nga selia blu, deputetja e PD-së Albana Vokshi pohoi se Rama mbron kriminelët dhe dhunuesit. 

Në emër të PD Vokshi tha se bekimin e Ramës mbrohen Balla dhe deputeti i PS-së Rrahman Rrahja, djali i të cilit u akuzua nga Nuhu se përdhunoi Xhisiela Malokun. Ajo vijoj më tej duke shtuar se djali i deputetit duhej të ishte arrestuar.

“Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe nga nëna dhe vajza të reja të tronditura nga sjellja mafioze e shtetit me një vajzë të pambrojtur, të përdhunuar dhe të torturuar nga një kriminel me pushtet dhe i paprekshëm. Mekanizmin mafioz të mbrojtjes së kriminelëve dhe të sulmit ndaj denoncuesve të krimit e konfirmoi vetë Edi Rama pas 4 ditëve heshtje mafioze. Edi Rama zgjodhi të mbrojë publikisht horrat dhe përdhunuesit e grupit të tij parlamentar, duke mos treguar shenjën më të vogël të mbështetjes apo dhembshurisë njerëzore për vajzën e torturuar. Ajo vazhdon të jëtojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për paprekshmëri.

Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve. Mediat raportojnë sot një skenar edhe më makabër. Vetë Rama po bën çdo përpjekje që ta shfaqë vajzën publikisht para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet. Nëse deputetët nën akuzë publike Taulant Balla dhe Rrahman Rraja nuk do të kishin bekimin e kryeministrit, sot ata duhet të ishin jashtë parlamentit dhe do të ishin para drejtësisë; viktima do të ishte marrë nën mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit do të ishte në burg. Edi Rama zgjodhi të qëndrojë në krah të kriminelëve dhe përdhunuesve brenda dhe jashtë grupit të tij parlamentar, duke sulmuar denoncuesin e kriminelevë të tij, nënkomisar Emiljano Nuhut, me të njëtën gjuhë prej banditi që sulmoi komisar Dritan Zaganin, kur denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, me ndihmën e Saimir Tahirit.

Nënkomisari Emiljano Nuhu ishte një nga policët e rinj, i vlerëësuar nga të gjitha misionet e huaja në Shqipëri me të paktën 10 certifikata ndërkombëtare për profesionalizmin dhe ndërshmërinë e tij, që ka ndjekur këmba këmbës trafikantët e drogës dhe të armëve, me të cilët Edi Rama ndan pushtetin. Edi Rama e ka provuar me rastin e komisarit Dritan Zaganit se sjellja si boss mafioz, me kercënim, shantazh dhe denigrim, e vonoi të vërtetën e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun e drogës, por nuk e fshehu dot atë për shumë kohë! Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz! Nëse tolerojmë në heshtje, rradha që banditët dhe kriminelët të veshur me pushtet të na ndjekin këmba-këmbës do të na vijë ne dhe fëmijëve tanë!”, tha Vokshi.

Zjarr Tv Ad