Vokshi: Shkolla e BE, 680 mijë euro, kurse shkolla e Veliajt, 6 mln euro

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria dhe bashkia e Tiranës nuk e shohin Arsimin si prioritet mbi prioritetet, por si mjet për zhvatjen e sa më shumë parave nga taksat e qytetarëve. Kështu ka deklaruar sot, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, duke e ilustruar akuzën e saj me shifra reale.

“Le të flasim për çështjen e kostos së shkollave, – tha Vokshi. – Jeni në dijeni të një projekti të financuar nga Bashkimi Europian. Pas tërmetit 2019, BE u solidarizua dhe KE i dha qeverisë shqiptare një fond për ta përdorur qoftë për rindërtimin e banesave (një fond fillestar prej 15 milionë eurosh që është rritur në mbi 65 milionë euro), por edhe për të rindërtuar shkollat e dëmtuara”.

Por BE nuk ka pranuar që këto fonde të menaxhohen nga qeveria shqiptare, por ka marrë si njësi implementuese, PNUD-in, shtoi deputetja.

Albana Vokshi solli edhe shpenzimet nga Bashkia për disa shkolla.

“Në marrëveshjen që është online, te kostoja për ndërtimin e një shkolle përfshihet dhe konsultimi me banorët, konsultimi me pushtetin lokal dhe ky është proces shumë i rëndësishëm sepse, nëse sheh shkollat që ndërton bashkia me standardet e Erion Veliajt, nuk ka konsultime, nuk bëhen. E bëjnë sipas dëshirës së tyre për të fituar, për të zhvatur më shumë. Por le t’i kthehemi një shkolle me standardet e  BE-së, e implementuar nga PNUD kushton 681 mijë euro. Le të shkojmë te shkollat e Programit të Rindërtimit me standardet e Erion Veliajt. A e dini se sa ka kushtuar shkolla “Sami Frashëri”, që është një shkollë për të cilën të gjithë kemi dyshimet tona që është shembur pa pasur një arsye për ta shembur? Sepse u rikonstruktua, u futën nxënësit, u bë mësim disa muaj pastaj thanë “prit, se do të shembet shkolla”! Por me projektin e Erion Veliaj, shkolla pa TVSH kushton 4,7 milionë euro! Ok, do të themi se është në qendër të Tiranës, është më e madhe etj.etj, por me TVSH shkon 6 milionë euro!!! Pra, një shkollë, më e madhja, me standardet e BE-së, 680 mijë euro. Me standardet e Erion Veliajt, 6 milionë euro!!! Nuk është një apo dyfish më shtrenjtë kostoja e shkollës, jo! Është dhjetëfish më shtrenjtë! Dhe nëse vazhdojmë te shkollat e fshatrave, pse shkolla me standardet e BE kushton 680 mijë euro?! Çfarë ka më pak?! Përkundrazi. Shkolla “Qazim Turdiu”, 3,6 milionë euro! Është tek njesia nr.9. Shkolla “Hasan Vogli”, 2,7 milionë euro! – Por 680 mijë euro e bën BE-ja! Shkolla në Zall Herr është 2,2 milionë euro! Shkolla në Vaqarr, 2 milionë euro me standardet e Erion Veliajt. Shkolla në Qesarakë është 1,93 milionë euro. Pra, e e shihni se ku shkojnë paratë?! A e shihni pse përdoren shkollat?! Nuk përdoren për të ndërtuar një infrastrukturë me logjistikë normale, por përdoren për të zhvatur, për të vjedhur para,” theksoi Albana Vokshi.

Zjarr Tv Ad