Vokshi tek banorët e Laprakës, mes baltës e gropave: Mos votoni më një qeveri që ju vjedh!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Albana Vokshi, kandidate për deputete e PD, e katërta në listën e Tiranës, ka ecur më këmbë me banorë të Laprakës mes baltës dhe gropave, rrugëve ku nuk është investuar në tetë vite. “Shihini këtu gropat, në rrugën “Hajdar Dushi”, – i treguan ata Vokshit dhe vërejtën se projektet që u bënë në kohën e Lulzim Bashës, nuk u realizuan, sepse janë vjedhur fondet.

Problem më vete ishte në këtë zonë banojnë afro 20 mijë banorë dhe aty nuk ka asnjë çerdhe, kopësht apo shkollë. Banorët i paguajnë një më një taksat për infrastrukturën arsimore, ndriçim, pastrim gjelbërim dhe aty nuk ekziston asgjë. Siç tregoi një nga banorët më të vjetër, çdo familje detyrohet të paguajë furgonin 60 mijë lekë të vjetra për të çuar fëmijët në shkollën më të afërt!

Vokshi pati një thirrje të qartë në bashkëbisedimin me ta si hapin e parë të zgjidhjes së problemit: “Mos votoni më një qeveri që ju vjedh dhe nuk ka mbajtur premtimet”!

Zjarr Tv Ad