Vokshi thirrje grave: Nesër të gjitha në shesh

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ishte sot e pranishme në një takim me gratë dhe vajzat korçare, të cilët e mirëpritën ftesën për të qënë të pranishme në protestën e 13 prillit, më qëlllim pët ti dhënë një një shans ndryshimit të realitetit politik, ekonomik dhe shoqëror në vend.

“Data 13 është më e rëndësishme, ta trondisim, t’ia marrim ne shpirtin Edi Ramës, sepse nëse ne gratë dalim, ju keni dalë të shumta në numër, por sikur të vini me motrat, vëllezërit dhe fëmijët në protestë dhe të jemi shumë e shumë në numër, tronditet edhe ai. Siç iku ne Kukës, ju e patë u zhduk, iku me helikopter, ashtu mund ta përzëmë nga Shqipëria, nëse ne dalim dhe protestojmë e reagojmë.”

Ish-deputetja Vokshi tha më tej se shërbimi më i madh që gratë dhe vajzat duhet ti bëjnë vendit është përhapja e mesazhit se, nëpërmjet paktit të tij me krimin e organizuar, Edi Rama është kërcënim serioz për çdo familje shqiptare.

“Duhet të mbrojmë familjet tona se po ndahen. Duhet të mbrojmë fëmijët tanë se nuk po arsimohen më. Duhet t’i mbrojmë nga droga. Droga në Tiranë shitet lirshëm në çdo oborr shkolle.( zera nga salla: edhe këtu shitet) Aq më keq, a ka shkatërrim më të madh për familjet tona, kur fëmijtë fillojnë marrin drogë.  Nuk është vetëm fëmija që shkatërrohet, shkatërrohemi ne, shkatërrohet e gjithë shoqëria! Edi Rama ka shkatërruar shoqërine shqiptarë”.

Ndërsa kryetarja e Gruas demokrate në Korçë, Ledina Alolli tha se përtej fasadës me shkëlqim, Korça është në prapambetje ekonomike dhe se gratë në këtë zonë janë të papuna.

“Korçën e konsiderojnë destinacion për një fundjavë turistike, por kanë harruar se Korça ka mbetur në një prapambetje të madhe. Qeveria dhe ministri sheh vetëm kullën dhe pazarin e Korçës. Qyteti po boshatiset nga intelektualët dhe të rinjtë. Papunësia është ulur këmbëkryq. 40 përqind e grave korçare pa punë. Sipërmarrjet private janë në faliment, edhe bujqësia në faliment, pasi prodhimet e tyre nuk kane treg shitje. Të ardhurat e ekonomisë familjare po tkurren, taksat shumë të larta, por edhe tarifat shumë të larta.”

Gratë dhe vajzat korçare pjesëmarrëse në takim vkerësuan si vendimin e duhur largimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës nga parlamenti. Korçarët, si shumica e shqiptarëve besojnë se tani opozita është edhe më e vërtetë dhe më shumë përfaqësuese e interesit publik.

 

 

Zjarr Tv Ad