Vokshi: Veliaj po mashtron qytetarët e Tiranës, 80 % e kryeqytetit është pa ujë të pijshëm.

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputetja demokrate Albana Vokshi në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike

Ja deklarata e plotë

• Erion Veliaj po mashtron qytetarët e Tiranës, 80 % e kryeqytetit është pa ujë të pijshëm.
• Fitimet nga rritja e çmimit të ujit nuk shkojnë në investime për Ujësjellësin, por në tendera për oligarkët e Ramës dhe Veliajt.

DEKLARATË PD, ALBANA VOKSHI

Mijëra mesazhe e denoncime kanë mbërritur në Partinë Demokratike për mungesën e furnizimit me ujë në Tiranë. Dhjetra lagje në Kryeqytet ankohen se nuk furnizohen me ujë prej javësh, lagje të tëra uji mungon mbi 20 orë në ditë, ndërsa faturat e ujit u shumëfishuan për të justifikuar vjedhjen galopante në Ujësjellësin Tiranë.
Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës. Denoncimet vijnë, jo vetëm nga Yzberishti, Astiri, Ali Demi, Lapraka, Uzina e Autotraktorëve, por edhe nga rruga ”Sami Frashëri”, zona e “Myslym Shyrit”, zona e Bllokut etj. Nuk mjafton kjo, por qytetarët ankohen se uji vjen i ndotur në rubineta në rrezik shpërthimi epidemish. Sipas stafit të UKT, nuk ka prioritete, nuk ka hot-spote (pika ku duhet të ndërhyhet menjëherë), nuk ka plane veç çfarë të dalin më parë mundësitë për të zhvatur! Çdo ditë në Tiranë, në çdo lagje të saj, shihen qytetarë të lodhur, të dëshperuar, që presin me orë depozitat me ujë që transportohen nga kompani klientë të Erjon Veliajt. Praktikisht Tirana e merr ujin, një nevojë bazike, tashmë me tollon, njëlloj siç ndodhte me ushqimet bazike në kohën e Enverit.

Pamje si këto që shihni në ekran janë bërë lajtmotiv i ditës për tiranasit.

Image
Por, Erjon Veliaj as nuk skuqet, as nuk zverdhet kur mashtron. Mashtrimin e ka bërë profesion të parë. Të gjithë e kujtojmë premtimin – mashtrim të madh të tij që në fushatën e 2015 kur premtoi 24 orë furnizim me ujë dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve që e shëmtonin Tiranën.
Veliaj nuk ka përtuar ta përsërisë cdo vit këtë mashtrim sa herë bënte lajmet shoë për t’i shpërndarë më pas në kaseta të gatshme në cdo televizion kombëtar apo lokal.
Në 2 shkurt 2016, në analizën e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë premtoi përmirësim të furnizimit me ujë pa e rritur cmimin e ujit, por vetëm duke e “mirëadministruar ndërmarrjen”.

Analiza ujesjellesit shkurt 2016 “të mirëadministrohet pa rritur çmimin”.

Por vetëm pak muaj më vonë, mashtruesi Veliaj, deklaroi që do ta rriste çmimin e ujit për cdo familje e për çdo biznes në Tiranë pasi nuk kishte para për investime.

Zjarr Tv Ad