Pasi Voltana Ademi gjeti gjuhën e përbashkët me Edi Ramën, në takimin që kryeministri Edi Rama pati me kryetarët e Bashkive, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Edi Paloka.
Ai thotë se ata kryetarë bashkish apo degësh, që nuk kanë guxim të shkojnë në foltoren e Sali Berishës, por shkojnë në takimet e Ramës apo Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo tjetër, përveçse demokratëve.
“Cdo demokrat, antare i thjeshte apo i zgjedhur, ka te drejte te vendose vete ne se merr pjese apo jo ne takimet e Berishes. Po kryetare partie apo kryetar bashkie, te zgjedhur me votat e demokrateve, qe nuk shkojne ne Foltoret e Berishes e pastaj i sheh ne rresht te pare ne takimet e Rames dhe Taulant Balles, mund te perfaqesojne kedo, po jo demokratet!”, shkruan Paloka në reagimin e tij.
Një rast tjetër që përmendet indirekt nga Paloka është dhe ai i kreut të PD-së në Librazhd, i cili është bërë pjesë e festimeve të socialistëve për festën e Çlirimit të qytetit.
Bujar Vreto është shfaqur shumë pranë Ballës në festimet në qytet, ndërkohë që nuk ishte në Foltoren e Berishës gjatë ditës së djeshme.