Voltana Ademi del kundër Bashës: Do të marr pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit, PD-ja ka probleme me demokracinë e brendshme

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit, i cili pritet të mbahet këtë të shtunë në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Ademi u shpreh në “ABC News” se Partia Demokratike ka probleme brenda saj, ndërsa për Kuvendin e datës 18 Dhjetor, ajo tha se nuk është shumë e qartë dhe se do t’i duhet të presë se çfarë do të ndodhë.

“Unë e kam thënë edhe në studio që mbledhja është e vlefshme dhe e domosdoshme. Ne po vijmë mbi heshtjen e dakordësuar. Duke qenë kryetare e bashkisë datoj në PD që në vitin 1996. Nuk më kanë shteruar forcat për një demokraci të brendshme.

Unë e di çfarë do të bëhet me 11 dhe në 18 do të presim. Unë do të jem në datën 11, 18 nuk e kam qartësuar. Mendoj se kemi probleme me demokracinë e brendshme. Kemi probleme me përfaqësimin dhe të ndërtojmë një diskutim ku të gjithë ne duhet të flasim. Nuk di nëse do ta arrij 11 apo 18”, u shpreh Ademi.

Teksa u pyet nëse do t’i bashkohet mocionit për të shkarkuar Lulz

Zjarr Tv Ad