Voltana Ademi flet për protestën në Shkodër: Asgjë nuk kemi organizuar, policia nuk reagoi

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka për protestën e zhvilluar në Shkodër, për të cilën është proceduar penalisht si organizatore.

Ademi ka deklaruar se; nuk ka qenë organizatore, por ka marrë pjesë në marshim. Ajo ka hedhur akuza për mosreagim ndaj Policisë së Shtetit, pasi sipas saj, efektivët nuk shkuan në kohë kur është telefonuar.

Ademi ka bërë me dije se; policia bashkiake ka qenë 24 orë në punë për veprime jo të rregullta, që nuk kanë lidhje me qytetarinë për këtë do të verë në dispozicion, të autoriteteve kamerat e regjistrimit.

“Sot më shtohet më shumë dyshimi dhe vëmendja për atë që ishte ngjarja e shëmtuar dje në Shkodër. Protesta paqësore është një e drejtë civile për të gjithë. Populli do reagojë gjithmonë për këto padrejtësi. Protesta bëhen shpesh në Shkodër. Vetëm 1 javë më parë kemi pasur një protestë për vendosjen e kufizimit të orarit. Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga posta tek 2 prilli. Detyra e policisë së shtetit është të mbrojë institucionet dhe qytetarët. Një kërkesë jo vetëm e imja por e të gjithë personave që kanë denoncuar dhunën e ushtruar duhet një reagim legjitim. Unë do ju bëj me dije dhe kamerat e qytetit të Shkodrës. Do jem një dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë. PD kur organizon protesta, ne kemi dhënë shembullin, ne jemi gjithmonë korrekt. As në periudhën më të errët nuk kemi bërë protesta të tjera. Regjistrimi pranë numrit 129 mund të bëhet publik. Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës. Marr pjesë në të gjithë lëvizjet që mendoj se është e drejtë. Unë jam nga ato që kam denoncuar e para. Institucionet janë ato që na mbajnë rregull në qytet. Mosreagimi është i padenjë. Policia bashkiake ka qenë 24 orë në punë për veprime jo të rregullta që nuk kanë lidhje me qytetarinë. Unë mund t’ju jap kamerat e regjistrimit” , ka thënë Ademi.

Zjarr Tv Ad