Sot është hapur zyrtarisht sezoni veror në plazhin e Velipojës, i cili frekuentohet shumë nga shkodranët dhe jo vetëm.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi nga Velipoja u shpreh se duhet mbështetur sezoni turistik, dhe se nuk duhet të merren vendime arbitrare, të cilat prishin imazhin apo dëmtojnë turizmin.
Duke iu referuar paralajmërimit të kryeminstrit Edi Rama, i cili tha se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje përgjatë bregdetit shqiptar, Ademi tha se në Velipojë nuk rezultojnë ndërtime të tilla, por vetëm struktura që i shërbejnë plazhit.
“Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik. Mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që prishin imazhin apo dëmtojnë sezonin turistik. S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit. Në Velipojë nuk rezulton në një situate të përkeqësuar për ndërtimet. S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës, janë vetëm struktura të lehta që shërbejnë për stacionet e plazhit.
Çdo ndërhyrje tjetër është jashtë vendit, të paktënnë bregun e rërës. Askush nuk mund të jetë kundra ligjit. Unë mendoj se do të ketë një mirëkuptim për të mos bërë gabime që dëmtojnë ekonominë shqiptare”, u shpreh Ademi.