Voltana Ademi urdhër shkollave: Mos lejoni persona të paautorizuar

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi iu ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe të gjithë njësive administrative në varësi të Bashkisë si dhe Drejtorisë Rajonale Arsimore.
Nëpërmjet kësaj shkrese Ademi iu kërkon shkollave të mos lejojnë persona të paautorizuar të futen brenda ambienteve, duke kujtuar se objektet janë në pronësi të Bashkisë.

Kujtojmë se në dy shkollat “Azem Hajdari” dhe “Xheladin Fushta” janë ngritur KZAZ-të si në zgjedhjet e mëparshme. Po kështu edhe në Pallatin e Sportit, i cili gjithashtu është në pronësi të Bashkisë Shkodër.

Ademi iu kujton në shkresë shkollave dhe DAR se përgjegjësia e tyre është administrimi dhe mirëorganizimi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit.

Me sa duket urdhri i Ademit ka të bëjë me moslejimin e anëtarëve të KZAZ, një konflikt i lindur në shumë bashki pas dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, i publikuar dhe në Fletoren Zyrtare, çka ashtu siç janë shprehur kryetarët e Bashkive e bën një akt të detyrueshëm për t’u zbatuar.

“Të nderuar,
Në zbatim të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Udhëzimit Nr. 30 Datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik, të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kërkojmë:
Meqenëse objektet shkollore janë asete në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe administrohen si territore nga Bashkia Shkodër, këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte.
Nënvizojmë që përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirëorganizimi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit.
Faleminderit për bashkëpunimin”, shkruhet në shkresën e Ademit për shkollat në Shkodër.

 

Zjarr Tv Ad