Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen u shpreh qartë gjatë vizitës së sotme në Tiranë se dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian, pasi e ardhmja e vendit tonë është pikërisht në BE.
Von der Leyen thotë se pret me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor, i cili do të mbahet javën e ardhshme, ku do të përcaktohet rrufa drejt së ardhmes.
Presidentja e KE shkruan se dëshiron që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës.
“Pres me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme. Atje, së bashku, ne do të përcaktojmë rrugën drejt së ardhmes. Dhe si anëtare e ardhshme e BE -së, unë gjithashtu dua që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Duhet të dëgjojmë nga populli shqiptar”, shkruan Von Der Leyen në Twitter.