Vonesa e pagave për futbollistët/ Olsi Rama i mllefosur, konferencë në prag të derbit: Përveçse paguajmë më shumë, ne jemi më të …

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lojtarët e Partizanit kanë qenë të revoltuar për vonesën e pagave. Ky ishte kryelajmi i sotëm sportiv, i cili vinte si rrufe në qiell të hapur, në prag të derbit të madh të kryeqytetit me Tiranën.

Kjo gjë ka bërë që drejtori sportiv i të kuqve, Olsi Rama, i cili ka dalë përkrah trajnerit Daja në konferencë për shtyp, të shprehej i mllefosur dhe me tone të ashpra duke sqaruar situatën si më poshtë:

Në fakt u zgjova në mëngjes me këtë lajmin e botuar dhe ta kisha ditur që do dilte një lajm i tillë nuk do të isha unë këtu, pasi do të ishte ose lojtari më i vjetër te Partizani, Alban Hoxha, ose ndonjë nga ata veteranët e tjerë që kanë kohë në ekip, si Bardhi apo Belica, që po bën tri vite.Vinin ata t’ju tregonin korrektësinë e klubit të Partizanit me pagat, t’ju tregonin të gjithë mënyrën se si procedohet.

Në nivel thashethemi nuk ka nevojë të sajohen gjëra që shkova unë urgjentisht dhe fola me ekipin, sepse për çudi fare nuk u kam folur lojtarëve dje.Mjafton të shikohet te tatimet rregullsia e pagesave të Partizanit. Përveçse paguajmë më shumë se të gjithë, jemi më të rregulltit me pagesat që bëjmë. Këtë mund ta shikoni”- tha Olsi Rama.

Zjarr Tv Ad