Vorë/ Thyejnë bankomatin, autorët nuk arrijnë të marrin lekët

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një bankomat i një banke të nivelit të dytë është vënë sërish në shënjestër të një grupi hajdutësh, gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Vorës.

Personat ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin paratë që ndodheshin brenda tij me anë të thyerjes, por duket se nuk kanë mundur të kenë sukses.

Sipas të dhënave paraprake autorët kanë thyer bankomatin me sende të forta.

“Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen”, sqaroi policia e Tiranës.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur identitetin e autoreve dhe dokumentimin e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad