Drejtuesja për Diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli ka ftuar shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli ka shpërndarë një udhëzim me tre hapa që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë në diasporë për t’u regjistruar dhe marrë pjesë në zgjedhje.
Sipas Topallit, çdo zgjedhës që banon jashtë territorit të Shqipërisë ka të drejtë të regjistrohet duke filluar nga data 11 janar.
Postimi
Zgjedhësi, qe banon nga jashte territor te Shqiperise ka te drejte per t’u rregjistruar nga data 11 Janar.
Rregjistrimi behet ne platformen e KQZ.
Per kete ai ngarkon në platformë:
(a) numrin e tij personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen e tij;
(b) një pamje të fytyrës së tij nëpërmjet sistemit të verifikimit të pranisë së gjalli të personit
(c) një numër telefoni mobile dhe/ose nje adresë email