Vota e Diasporës/ “Shqipëria Bëhet” dorëzon në Kuvend një propozim: Nëse nuk merret parasysh nga deputetët, ne do të nisim…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edlira Çepani nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar në Kuvend ditën e sotme (e enjte, 7 dhjetor) një draft-propozim për ushtrimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit Shqipërisë.

Në një dalje për mediat, ajo theksoi se Lëvizja kërkon që të nisin procedurat për votën e diasporës. Mes të tjerash ajo shtoi se kërkohet të garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit.

Në rast se ky hap nuk merret parasysh, Çepani paralajmëroi se do të nisë me mbledhjen e 20 mijë firmave.

Edlira Çepani: Është parashikuar si një detyrim për ta garantuar edhe për ata qytetarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ne jemi këtu sot për të dorëzuar 140 deputetëve këtë projekt ligj dhe për të kërkuar që të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për ta filluar ta diskutojnë, dhe të nisin procedurën që vota e diasporës të garantohet në afatet e duhura. Nëse hapi ynë nuk do merret parasysh, do të nisnim me mbledhjen e 20 mijë firmave të cilat qytetarët do t’i dorëzojnë për të patur një nismë qytetare ligjore.

Zjarr Tv Ad