Vota e emigrantëve, Kume: Duhet të rregullohet legjislacioni shqiptar zgjedhor

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kreu i KQZ Kristaq Kume ka folur për votën e emigrantëve dhe propozimi si një zonë e veçantë.

Kume theksoi per syitv se vota e emigrantëve duhet të zgjidhet në Komisionin e Reformës Zgjedhore pasi në të kundërt edhe në zgjedhjet e ardhshme zor se mund të votohet nga jashtë territorit të vendit.

Ish-kreu i KQZ-së ka sqaruar se pesha më e madhe e atyre që do të votojnë nga jashtë territorit të vendit, mund të jetë e emigrantëve por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë vetëm për ta, duhet të rregullohet legjislacioni shqiptar zgjedhor për ti krijuar mundësinë çdo shqiptari me të drejtë vote që të votojë nëse është jashtë Shqipërisë ditën e votimit pa qënë e nevojshme që të vinë në qendrën e votimit.

Kume: Për mua, aq sa e trajton kodi zgjedhor votën e emigrantëve është e pamjaftueshme dhe nevoja për ta ritrajtuar në tavolinën e Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet të realizohet, pasi në të kundërt edhe në zgjedhjet e ardhshme zor se mund të votohet nga jashtë territorit të vendit.

Pesha më e madhe e atyre që do të votojnë nga jashtë territorit të vendit, mund të jetë e emigrantëve por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë vetëm për ta, duhet të rregullohet legjislacioni shqiptar zgjedhor për ti krijuar mundësinë çdo shqiptari me të drejtë vote që të votojë nëse është jashtë Shqipërisë ditën e votimit pa qënë e nevojshme që të vinë në qendrën e votimit.

Pra të votojnë emigrantët, studentët, punonjësit tanë diplomatikë, ata që kanë shkuar të vizitojnë të afërmit jashtë shtetit, pra të gjithë ata që ditën e votimit nuk janë në Shqipëri dhe që kanë shprehur dëshirën të votojnë nga jashtë vendit.

Zjarr Tv Ad