“Votat e Bashës dhe Berishës në këto zgjedhje duhen parë bashkë”/ Zogaj për ‘6 marsin’: Nuk është situata aq përdhe…

0
340
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti i njohur Preç Zogaj tha në një intervistë për ‘Fax News’ se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit kanë humbur të tre partitë opozitare, duke shtuar se rezultatet treguan se elektorati ka shumë paqartësi. Zogaj tha se situata nuk duhet parë në mënyrë të rrumbullakosur, pasi votat e Bashës dhe Berishës duhen parë bashkë.

Ai theksoi se po ta marrësh në këtë pikëpamje, PD nuk ka pësuar një humbje aq fatale sa diskutohet. Nuk mund të bëjmë prognozë sepse Basha e ka të vështirë, ky është momenti që të zhvillohen zgjedhje brenda partisë, të legjitimuara. Kështu bashkohet partia!”-u shpreh Zogaj.

Pjesë nga intervista

Zogaj: Të dy po bëjnë lojë që të marrin sa më shumë demokratë. Në zgjedhje kanë humbur të treja opozitat.

PD do jetë më shumë sepse nga neveria e marrjes së votave me para. Të gjitha partitë e tjera të vogla, kanë votuar kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ edhe në Durrës, e në Shkodër. Ka një prirje për ta parë situatën në mënyrë të rrumbullakosur, duhen para votat e Bashës dhe Berishës bashkë, në këtë pikëpamje është mirë, nuk duhet trajtuar sikur është e gjitha përdhe.

Kanë qenë naivë ata që kanë menduar se Berisha nuk ka mbështetje, ai është lider historic, ai imponon dhe stilin e të folurit, ka imitues rreth tij, e paraqet non gratën ndryshe nga ç’është dhe njerëzit e besojnë. Nuk është vendim që merret nga një pasanik. Këto çështje do vijnë duke u sqaruar, elektorati nuk ka qenë aq i qartë. Tabloja nuk është uniform, ka shumë hollësi që duhen analizuar e për të ardhur te bashkimi. Pezullimi i Berishës me kërkesë të SHBA-së ka krijuar problemin.

Me gjithë dëshirën e mirë unë shoh që hapësirat për largimin e të dyve janë utopike. Utopitë janë të mira, natyrisht që në zgjedhje të tjera Basha duhet të largohej. Duhet të legjitimohet me zgjedhje lidershipi i PD-së, të hapet një garë gjithëpërfshirëse. Jemi shumë shpejt për të folur për këtë.

Pyetje: Po nëse rizgjidhet Basha sërish kryetar, sa janë gjasat që ai të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme?

Zogaj: Diskutimi është se në 6 mars ka humbur PD, por janë shumë bashki, 63 bashki.

Zgjedhjet janë të nevojshme, duhet që për një periudhë PD ti kushtohet zgjedhjeve brenda saj, të rindërtohet me votë, të legjitimohet aq sa janë. Nuk mund të bëjmë prognozë sepse Basha e ka të vështirë, këtu është momenti për të demonstruar lidership cdo kandidat, vision reformism. Kështu bashkohet partia!

Zjarr Tv Ad