“Votat nuk i blen PS dhe PD”/Spiropali:Askush nuk do të guxojë të blej votën me 25 prill se i pret burgu

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali në një intervistë ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Spiropali tha se Partia Sociliste nuk ka blerë vota, madje ajo përmendi se as PD nuk shquhet për vjedhje të votave, teksa ka quajtur kampione për blerje LSI.

Ndër të tjera ajo tha se askush nuk do të guxojë të blej votën me 25 prill se i pret burgu.

“Ka forca politike që shkojnë të blejnë votën, dihet kush janë. PS nuk ka blerë ndonjëherë votën e qytetarëve. Ne e bazojnë fushatën elektorale tek idetë tonë, puna etj. Nuk e bazojmë tek blerja e votave, edhe PD nuk është shquar ndonjëherë, por ka të tjerë. LSI është kampionia të gjithë e ka bazuar tek blerja e varfërisë, tek eksponentët që mund t’i afrohen me rryshfetet,” tha Spiropali ndër të tjera.

Ne do ta mbrojmë votën përmes ligjeve të forta. Nuk besoj se ka njeri aq të marrë, që të shkojë në burg. Nuk guxon njeri, kur nuk e mbron askush, të shkojë në burg”, tha Spiropali

Zjarr Tv Ad