Gjykata Kushtetuese përfundoi seancën e shqyrtimit të çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Palët diskutuan pretendimet e tyre për gati 1 orë e gjysmë.
Në fund të seancës, trupa gjykuese deklaroi se vendimi do te jepet brenda afateve kushtetuese.
Pas seancës foli edhe avokati i palës paditëse, Jordan Daci.
‘Kemi kënaqësinë që të themi për publikun se ky është një proces që asnjë palë s’do të dalë e humbur. Do të fitojë demokracia. Përtej asaj që ka thënë Venecia, zgjedhësve duhet t’u jepet një kuptim i ri për zgjedhjet. Zgjedhësit duhet te kenë te drejte te zgjedhin.
Ndaj zgjedhjet e 30 qershori nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon. Në 28 e mohon.
Nga ana tjetër unë bërë pyetjen; nëse nuk është gjykata kushtetuese, kush është atëherë?! Përse komisioni i Venecias nuk anashkalon me qëllim këto vendime. Ka kompetencë’, tha Daci në një prononcim për mediat.