Votimi i dy anëtarëve të GJK/ Reagon ambasada e SHBA dhe BE

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Bashkimi Europian kanë reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e kuvendit për

të votuar dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i ambasadës së SHBA:

Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad