Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama teksa ka votuar për kryetaren e re të Kuvendit, Lindita Nikolla është bërë protagonist i një veprimi të papritur.
Para se të hidhte fletën në kutinë e votimit, Rama është ulur në tokë dhe ka nisur të mbledhë fletët e grisura nga Partia Demokratike.
Këta të fundit u shprehën kundër votimit të kryetares së re të Kuvendit, ku në shenjë kundërshtimi grisën fletët e votimit. Kryeministri i mblodhi letrat e grisura, i vendosi në një qese dhe ia dorëzoi Belind Këlliçit.
Ky i fundit kundërshtoi veprimin e Ramës, duke thënë se fletët e votimit nuk preken, ndërsa ia dorëzoi qesen e fletëve Alfred Rushajt, i cili e zbrazi në tokë.