Thursday, November 14, 2024
Home Bota Votimi me postë, demokratët akuzojnë presidentin Trump se po saboton zgjedhjet

Votimi me postë, demokratët akuzojnë presidentin Trump se po saboton zgjedhjet

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokratët amerikanë mendojnë se kreu i shtetit, Donald Trump, po tenton të sabotojë zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit me përdorimin politik të shërbimit postar kombëtar.

Në kushtet e pandemisë, opozita ka paralajmëruar se prezenca në vendvotime mund të rritë rrezikun e përhapjes së koronavirusit, ndaj qytetarët mund të votojnë edhe nëpërmjet postës.

Nga shërbimi postar ka ardhur përgjigjja se gjendet në krizë, ndaj i është dashur të ulë kostot, të ndërpresë dërgesat jashtë orarit të punës, e pa një ndihmë financiare, ekziston mundësia që të mos e përmbushë në kohë dorëzimin e miliona fletëvotimeve të marra nga qytetarët.

Çak Shumër, kryeopozitari i Senatit amerikan, kërkoi të dielën një seancë të posaçme pyetjesh për drejtuesit e postës amerikane, ndërsa senatori demokrat dhe ish-kandidati për president, Bërni Sendërs, tha se përgjegjës për situatën është kryeshtetari Trump.

“Ajo që po vërejmë është se presidenti i SHBA-së po bën gjithçka për ta penguar procesin, për t’ua vështirësimin njerëzve votimin me postë pasi mbajtja e radhës në vendvotime u rrezikon atyre jetën.”

Dhoma e ulët e Kongresit amerikan e kontrolluar nga demokratët ka njoftuar se do të votojë një ligj që i ndalon postës të ndryshojë shërbimet që ofronte në fillimin e këtij viti.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës u emërua dy muaj më parë nga presidenti Trump dhe është akuzuar se i po shërben politikisht republikanëve.

Kreu i shtetit e kundërshton votimin nëpërmjet postës pasi sipas tij rrit mundësinë e manipulimit të rezultatit sepse dikush mund të plotësojë dhe postojë mijëra fletë votimi, ose vota e tyre mund të humbasë gjatë transportit, e verifikimi i këtyre rasteve do e zgjaste procesin me muaj e vite.

Trump ka kërkuar kompromis me demokratët, që do i siguronte postës fonde shtesë në këmbim të një pakete lehtësuese financiare miliardadollarëshe për qytetarët amerikanë.

Pak muaj para garës për mandatin e dytë, kreu i shtetit vazhdon të humbasë terren politik përballë rivalit demokrat Xho Bajden.

Mbështetja për demokratin është rritur nga java e kaluar kur ai prezantoi zëvendësen e tij Kamala Harris, gruan e parë më ngjyrë që kandidohet për një post kaq të lartë dhe që mendohet se do të ketë shanse reale të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-së nëse ai fiton.

Tags

Zjarr Tv Ad