‘Voto PS-në që të lidh dritat’: drejtorët e OSHEE Durrës shantazhojnë familjet e varfra

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një denoncim i fortë është bërë nga qytetarët durrsakë sot për blerje votash për kandidaten e PS-së në familjet e varfra të Durrësit.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi e ka përcjellë publikisht këtë skandal ku shfrytëzohet varfëria, me emra dhe mbiemra përgjegjësish: Një denoncim i minutës së fundit, dërguar nga qytetarët, shkruan ai.

Drejtorët e OSHEE, Dorian Baba dhe Ersi Sulejmani, të deleguar në Sukth si koordinatorë të PS, po shantazhojnë për qëllime politike disa familje në nevojë, duke u ndërprerë energjinë elektrike. Më pas dërgojnë bashkëpunëtorin e tyre Aurel Alimadhi, drejtor në OSHEE Golem, për të negociuar rilidhjen e energjisë elektrike në këmbim të votës për PS.

Të përdorësh energjinë elektrike, që është jetike për qytetarët, si mjet shantazhi, është çnjerëzore dhe. Cilitdo që i merr koka erë dhe shantazhon qytetarët për vota, e ka përgjegjësinë ligjore dhe personale!”paralajmëron Këlliçi.

Zjarr Tv Ad