Votuesit: Shkëlzen Berisha më i pasur se e motra, Argita

0
29

Shkëlzen Berisha është më i pasur se sa motra e tij, Argita Malltezi (Berisha). Ky është rezultati i sondazhit të kryer nga Gazeta Shqip. Anketuesit kanë mendimin se Zeni është më i pasur se motra e tij, Argita, duke e parakaluar me një diferencë të vogël. Në këtë sondazh, 51% e të anketuarve mendojnë se djali ish-kryeministrit Sali Berisha është më i pasur, ndërsa 49% kanë mendimin se është e bija, Argita Malltezi.U një sondazh për publikun nisur nga investigimet e fundit, ku djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka blerë një pronë 1.8 milionë euro dhe më pas ka blerë pajisje me vlerë 1.9 milionë euro për ta kthyer në fabrikë boronice. Ndërkohë vajza e ish-liderit të PD, Argita Berisha falë konsulencës ligjore është bërë miliardere, po ashtu edhe Shkëlzen Berisha me të njëjtin profesion ka thithur miliarda. Ndaj djalit të ish-kryeministrit Berisha, ka pasur edhe reagime nga politikanët shqiptarë, ku kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar që SPAK të hetojë mënyrën se si e ka vendosur pasurinë e re afër zonës së Gërdecit, Shkëlzen Berisha.

Sondazhi i SHQIP/ Votuesit: Shkëlzen Berisha më i pasur se e motra,