Vr.as.ja e 55 vjeçarit në Shkodër, shkoi në fshat të merrte ushqimet e dimrit…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhën detaje të reja në lidhje me ngjarjen e sotme në Shkodër, ku një 55-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Viktima Lazër Arra u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Kanë qenë të afërmit e tij ato që kanë parë 55-vjeçarin të shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete dhe më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë e Shkodrës.

“Ky shtetas ka qenë duke transportuar disa produkte ushqimore me kuaj nga ara në rrugën e makinës, produkte këto të cilat do t’i sillte më pas me makina rasti në Shkodër. Një apo disa persona e kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Informacion paraprak i policisë:

Me datë 21.10.2019, rreth  orës 12:00,  në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi  L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje  dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

Zjarr Tv Ad