Vr.asja e ‘presidentit’ të Çamërisë, ja çfarë shkruajnë mediat greke

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas vrasjes të të vetëshpallurit president të Çamërisë Festim Lato në Holandë, për të kanë shkruar edhe mediat greke.

Një nga mediat helene shprehet se Lato ishte thjesht një president i supozuar i Çamërisë.

Në shkrim thuhet se ai e konsideronte veten kryetar të Çamërisë, një zonë, që mediat greke e quajnë të tyren.

‘Një shqiptar thuhet në mediat holandeze, Festim Lato është gjetur i vdekur në Holandë. Në mediat e Holandës thuhet se Lato mund të jetë vrarë për arsye politike. Ai ishte një person që e konsideronte veten president të Çamërisë, një zonë greke.

Çamëria quhet e tillë nga nacionalistët shqiptarë. Lato në projektin e tij thoshte se Çamëria ishte e Shqipërisë, por u aneksua nga Greqia. Kështu ai paraqitej edhe në Bruksel dhe në seli diplomatike’, shkruhet më tej në artikullin e medias greke.

Sipas mediave të Greqisë, Festim Lato paraqitej si president i një shteti që nuk ekzistonte.

 

Zjarr Tv Ad