Vranë teknikun e kondicionerit, Kusët në kërkim ndërkombëtar

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët vranë teknikun e kondicionerit Indrit Çela.

Pas kontrolleve të shumta në Tiranë dhe rrethinat e saj, policia dështoi në gjetjen e vëllezërve dhe për këtë ka shpërndarë emrin e të kërkuarve në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Në sajë të hetimeve ka rezultuar se për herë të fundit antenat telefonike i kanë gjurmuar vëllezërit në qytetin e Korçës dhe më pas asnjë shenjë e tyre. Dyshohet se të rinjtë janë larguar ilegalisht drejt Greqisë.

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit.

Zjarr Tv Ad