Vranë tregtarin me plumb në gjoks në sy të djalit, kapen autorët në Tiranë

0
291
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ndalon dy persona të dyshuar për vrasjen e tregtarit Agim Buçi gjatë tentativës së grabitjes së marketit në Kamëz mbrëmjen e të mërkurës.
Dy personat e ndaluar mëngjesin e sotëm në Tiranë mësohet se janë të moshave 25 dhe 28 vjeç, dhe kanë ngjashmëri të madhe me personat e filmuar nga kamerat në marketin ku ndodhi krimi.

Gjatë marrjes në pyetje mësohet se njëri prej personave e ka pranuar autorësinë e krimit ndërsa tjetri mban pozita mohuese.
I dyshuari që ka pranuar ngjarjen, sipas policisë po shpjegon edhe vendin ku e ka hedhur pistoletën pas vrasjes së tregarit.
Në dy ditët që pasan ngjarjen e rëndë, mësohet se policia ka verifikuar rreth 27 persona të dyshuar për krimin e rëndë.
Vrasja e agim Buçit dhe plagodja e gruas së tij Merita Buçi ndodhi të mërkurën në mbrëmje në sy të djalit të tyre 6-vjeçar.

Zjarr Tv Ad