Vranësira deri në mesditë, mësoni si do jetë moti sot dhe më 1 janar

0
708
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej orëve të para pas mesnatës dhe deri në mesditën e ditës së shtunë do të mbizotërojnë vranësirat mesatare dhe të dendura në veri e veriperëndim.

Më tej në vend do të hyjnë në qarkullim masat e qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me diell kryesisht ditën e diel.

Të pranishme do të jenë mjegulla e mjegullina në lugina. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se era do të fryjë juglindje e verilindje e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi do jetë i forcës 1 deri 3 ballë. Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në figurë.

Zjarr Tv Ad