Vrasja e 21-vjeçarit në Greqi, familjarët: I njohim autorët, Danieli u josh nga bashkëshortja e atij që e vrau

0
932
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjarët dhe të afërmit e 21-vjeçarit të vrarë në Greqi, Daniel Xhafa kanë kërkuar drejtësi për ngjarjen dhe zbardhjen e saj.

Vëllai dhe kushëriri i viktimës, pohuan se i njohin autorët e vrasjes së Danielit, që sipas tyre janë nga Korça. Nga ana tjetër ata vërtetuan lidhjen e dashurisë mes 21-vjeçarit dhe një gruaje të martuar, që sipas tyre ai u josh nga ajo, ndërsa burri i saj e vrau.

“Kërkojmë drejtësi, të zbardhet ngjarja. Danieli u josh nga bashkëshortja e atij që e vrau. Danieli ka dashur të largohet, por u mashtrua.”, thanë ata. Nga ana tjetër, familjarët e Daniel Xhafës pohuan se autorët e morën dhe e çuan në një kishë. “Autorët e vrasjes janë nga Korça, ne i njohim”, deklaruan familjarët.

I riu shqiptar është gjetur i masakruar më 26 korrik nga policia greke, në zonën e Larisës, ku edhe ai banonte me të afërmit. Sipas mediave greke, Danieli, ishte shpallur i zhdukur që prej ditën e premte nga familjarët e tij dhe është gjetur në orët e para të mëngjesin e së dielës, me shenja në trup në një zonë të pyllëzuar. Sipas policisë, 21-vjeçari është qëlluar me armë nga afër dhe më pas kanë tentuar që ta djegin trupin për të fshehur gjurmët.

Mirëpo, trupi i viktimës nuk është djegur plotësisht. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve, ndërsa ka marrë në pyetje familjarët për ndonjë konflikt të mundshëm. Ky është rasti i tretë që emigrantë shqiptarë vriten në mënyrë barbare. Rasti i parë qe ai i studentit shqiptar në Belgjikë dhe i dyti ishte ai i 17-vjeçarit, Ismail Luli në Itali.

Zjarr Tv Ad